Arsenal fiton dhe shkëputet, Saka rishkruan historinë (Video)

4 Maj 2024
15:29
Denis Hakanaj
back button

Arsenal-i ka mposhtur 3-0 Bournemouth-in në javën e 36-të të Premier League dhe ka shkuar përkohësisht katër pikë larg City-t, me ekipin e Guardiola-s që ka dy ndeshje më pak.

Sfida e luajtur në “Emirates” është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë me një penallti të Saka.

Arsenal [1] – 0 Bournemouth – Saka B 42′ (P) – Video

Ylli i ri i Topçinjve është bërë lojtari i parë që shënon 20 gola për londinezët në një sezon (në të gjitha kompeticionet) që nga Pierre-Emerick Aubameyang në 2019-20 (29 gola) dhe anglezi i parë që e bën një gjë të tillë që nga Theo Walcott në sezonin 2012/13 (21 gola).

Arsenal [2] – 0 Bournemouth – Leandro Trossard 70‎’‎ – Video

Goli i dytë për skuadrën e Mikel Arteta-s ka ardhur në minutën e 70-të të ndeshjes dhe është shënuar nga Trossard.

Arsenal [3] – 0 Bournemouth – Declan Rice 90+7′ – Video

Në minutën e 97-të ka ardhur edhe goli i tretë për vendasit. Autori i golit ka qenë Declan Rice.

Tani, Topçinjtë do të shpresojnë te një dhuratë nga Wolves, skuadër që do të përballet me City-n në orën 18:30.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit