Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka mbetur pjesërisht i kënaqur nga barazimi 2-2 që skuadra e tij arrit ndaj kampionëve të saposhpallur të Liverpool. Ata ruajnë vendin e dytë në renditjen e Premier League, por me 2 ndeshje ende për t’u luajtur rivalët janë afruar shumë.
“Në Champions League kemi bërë një paraqitje më të mirë, sepse kemi shkuar deri në gjysmëfinale, por jo aty ku duam sepse donim ta fitonim atë. Ndërsa në Premier League kemi bërë një hap prapa. Me pikët që kemi krijuar, është e qartë se nuk kemi bërë aq mirë sa sezonin e kaluar”, tha Arteta.
“Me sasinë e pikëve që kemi fituar gjatë sezoneve të fundit ne mund të kishim fituar dy Premier League, por nuk ia kemi dalë mbanë. Ne nuk jemi afër titullit. Ne po ofrojmë paraqitje dhe numra që na afrojnë shumë titullin. Na duhet pak fat, të bëjmë më mirë dhe të shpresojmë që askush të mos bëjë më mirë se ne”, shtoi Arteta.







