Asllani “arkivon” shpejt fitoren me golin e tij: Tani duhet të japim gjithçka ndaj Barcelonës

4 Maj 2025
8:09
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për “Sky Sport”, mesfushori zikaltër dhe autori i golit vendimtar të fitores, Kristjan Asllani, komentoi suksesin 1-0 ndaj Hellas Verona: “E dinim që sot do të ishte e vështirë, sepse tani jemi prapa, jo në krye të renditjes. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Sot ishte e rëndësishme vetëm fitorja, tani kemi Barcelonën dhe pastaj duhet të japim gjithçka në ndeshjet që mbeten. Kemi pasur tifozë të jashtëzakonshëm në mbështetje ndaj Bayernit, me ta do të jetë edhe më bukur kundër Barçës. E dimë që ndoshta po luajmë kundër skuadrës më të fortë, por duhet të japim gjithçka”.

Sërish për Barcelonën: “Duhet të japim gjithçka dhe jemi të vetëdijshëm se mund të mos mjaftojë. Po përballemi me një skuadër shumë të fortë, por besojmë dhe duam ta kalojmë turin. Të mërkurën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Duhet ta përgatisim mirë, sepse është më e rëndësishmja e vitit.

A mund të fitohej gjithçka? Të arrinim deri në fund, në të gjitha kompeticionet, ishte objektivi ynë. Për fat të keq nuk ia dolëm, sepse u eliminuam nga Kupa e Italisë dhe humbëm disa pikë në kampionat, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Kemi shumë dëshirë për të arritur në finalen e Champions-it, sepse kemi qenë aty më parë dhe e dimë se çfarë do të thotë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit