Atletico “lan duart” me garën për titull, “Colchoneros” ngecin ndaj Espanyol (video)

29 Mars 2025
18:51
Telesport
back button

Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Espanyol, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

“Colchoneros” kaluan të parët në avantazh në minutën e 37-të me një golshumë të bukur nga Cesar Azpilicueta. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Atletico-n. Barazimi erdhi në minutën e 70-të, ku vendasit fituan penallti dhe Javi Puado u tregua i saktë nga 11-metrat.

Rezultati përfundimtar 1-1. Pas këtij barazimi, Atletico mbetet disi pas dhe e shkëputur nga dyshja që kryeson kreun Barcelona dhe Reali. Atletico mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, 6 pikë më pak se Barcelona e vendit të parë dhe tre pikë më pak se Reali i vendit të dytë.

Marash Kumbulla ishte titullar në këtë takim dhe bëri një paraqitje të mirë. Mbrojtësi i Shqipërisë u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 20-të.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit