Skuadra e Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Matteo Ruggeri nga Atalanta. 22-vjeçari italian kishte kohë që kishte përfunduar në listën e emrave për të forcuar sektorin e majtë të mbrojtjes.
Ruggeri ka luajtur 4 sezonet e fundit në Serie A, ku në 124 ndeshje realizoi edhe dy gola. Ai është pjesë edhe e kombëtares U-21, ndërkohë që me Atalanta fitoi Europa League një vit më parë.
Trajneri Diego Simeone e vlerëson shkathtësinë e lojtarit, i cili përdoret gjithashtu në mesfushë. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2030 me “colchoneros”, ndërkohë që Atalanta përfitoi 20 milionë euro nga ky transferim.







