Bagnaia është kampion bote në MotoGP! Vendimtare rënia e Martin

26 Nëntor 2023
15:23
Denis Hakanaj
back button

Pecco Bagnaia është kampioni i botës në MotoGP 2023.

Triumfi i dytë radhazi vërtetohet nga rënia e Jorge Martinit në Çmimin e Madh të Valencias.

Është edhe një herë teatri i Valencias që i dorëzon Botërorin Bagnaia-s, i cili një vit më parë fitoi në të dielën e fundit të 2022 me Yamaha-n e Fabio Quartararos.

 

Bagnaia ka bërë një start të mirë, por Martini nuk ka mbetur mbrapa dhe pas disa metrash është ngjitur në vendin e dytë.

Në xhiron e dytë, menjëherë shkëndija mes dy pilotëve, me iberkun që në përpjekje për të kaluar Pecco-n, rrezikoi shumë dhe u detyrua të dalë nga pista.

Pasi humbi shumë pozicione, Martin e gjeti veten në vendin e tetë dhe u detyrua të ngjiste pozicionet me nxitim për të mbajtur shpresat gjallë për titullin.

Megjithatë, iberiku ka shkaktuar aksidentin me Marquez që e ka nxjerrë jashtë gare, duke i dhuruar titullin Bagnaia-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit