Bagnaia triumfon në Jerez, mposht Quartararo dhe rihap botërorin e MotoGP

1 Maj 2022
17:01
Telesport
back button

Pas “pole position” arritur një ditë më parë, piloti italian Francesco Bagnaia fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP (pista e Jerez). Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin e Ducati, që rikthehet protagonist dhe pretendent për titullin kampion këtë sezon.

Në vendin e dytë u rendit francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, kampioni i botës në fuqi. Ai dueloi “rrotë më rrotë” me Bagnaia, në një sfidë mjaft të bukur deri në metrat e fundit, por pa mundur të fitojë. Në podium u ngjit edhe spanjolli Aleix Espargaro me Aprilia, i treti.

I katërti doli spanjolli Marc Marquez, ndërkohë që për herë të parë këtë sezon, në “top-10” hyri edhe një nga pilotët e skuadrës së Valentino Rossi (VR46), Marco Bezzecchi. Pas kësaj gare, Quartararo ruan kreun e renditjes në MotoGP (89 pikë), ndjekur nga Espargaro (82) e Bastianini (69).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit