Bamir Topi i la kupën Flamurtarit? Gjika i quan halucinacione të Agustin Kolës

23 Shtator 2019
13:11
Alfred Lleshi
back button

Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiak i Vlorës, edhe president i Flamurtarit në atë periudhë, i është kundërpërgjigjur akuzës së Agustin Kolës, se finalja e Kupës së Shqipërisë në vitin 2009 ka qenë e shitur për politikë, jo për para. Kjo gjë ishte bërë nga Bamir Topi, në favor të Flamurtarit. Nuk ka vonuar dhe Gjika i është përgjigjur legjendës bardheblu përmes faqes së tij në Facebook: 

“Halucinacione që nuk vlejnë as t’i lexosh e jo më t’u përgjigjesh! Nëse miku im, Agustini, e ka patur ekipin organizatë partie, miku im Eqerem Memushi ka drejtuar ekip futbolli! Djersën dhe meritat e atij ekipi dhe të asaj kupe nuk ka “tërmet” që i lëviz nga themelet! 

Nuk është turp që profesorat e futbollit tirons në atë kohë i mundën paq, bash mu aty në fushën e lojës, çunat bio vlonjatë të Flamurtarit! Flamurtarin, jo vetëm në kohën time, por edhe historikisht, vetëm e kanë vjedhur dhe masakruar. E keqja është që edhe tani po e masakrojnë, por nuk ankohemi dot, se nuk e kemi të keqen nga jashtë, por nga brenda dhe nga lart”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit