Barella tani vlen 100 milionë euro, është gati t’i thotë sërish “jo” Liverpool-it në verë

10 Prill 2025
8:57
Alfred Lleshi
back button

Interi po shijon një Nicolò Barella në formë të jashtëzakonshme. Paraqitja e mesfushorit në Mynih kundër Bayernit ishte e jashtëzakonshme, veçanërisht për çfarë arriti të transmetojë te skuadra në momentet e vështira.

Përtej vrapimeve të zakonshme dhe sakrificës, numri 23 zikaltër kontrolloi topa të ndërlikuar dhe menaxhoi zotërimin e topit në situata të rrezikshme, gjithmonë me qetësinë që e karakterizon dhe personalitetin e një kampioni tashmë të konfirmuar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse do të dilte në treg, për ta lënë të largohej, Interi do të kërkonte të paktën 100 milionë euro.

28-vjeçari ka një dobësi të veçantë për Bayern Munich, vetëm për bavarezët do të mendonte një ditë ta linte klubin zikaltër. Premier League vazhdon të ushtrojë presion, me Liverpool-in në krye të listës së klubeve të interesuara, por ai është gati ta refuzojë sërish, ashtu siç bëri më parë me Manchester City e Guardiolës.

Në “palmaresin” e tij numërohen 9 trofe, pothuajse të gjithë të fituar me Interin: në sezonin 2015-2016 fitoi Serie B me Cagliari, më 2020-2021 dhe 2023-2024 fitoi Serie A me Interin, më 2021-2022 dhe 2022-2023 fitoi “Coppa Italia”, ndërsa triumfoi në Superkupën Italiane në sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Këtyre trofeve iu shtohet edhe kampioni i Europës me Italinë në “Euro 2021”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit