Bastoni: Do të japim 110%, potencialisht jemi dy ndeshje larg fitimit të Champions-it

6 Maj 2025
7:53
Alfred Lleshi
back button

Përkrah trajnerit Simone Inzaghi, në konferencën për shtyp të Interit doli edhe mbrojtësi Alesandro Bastoni. Duke folur për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, mbrojtësi zikaltër nënvizoi mes të tjerash:

“Do të japim 110%, jemi dy ndeshje larg Champions-it, potencialisht. Do të japim edhe më shumë. Jemi të vetëdijshëm për atë që po luajmë, që nuk ndodh çdo vit. Kemi shumë dëshirë, shumë entuziazëm dhe besim. Mezi po presim të luajmë”.

Për Yamal dhe kundërshtarët e tjerë: “Do të nxjerrim mësime nga ajo që kemi bërë gabim në gjysmëfinalen e parë. Ka pasur disa gabime nga ana jonë, do t’i korigjojmë ato për t’i vënë katalanasit në vështirësi”.

Për ndjesitë e tij personale: “Jam krenar për rrugëtimin tonë, po luajmë shumë dhe duam të bëjmë një figurë të mirë për ata që na ndjekin, të cilët bëjnë shumë sakrifica për ne. Nuk kemi pasur asnjë ditë pushimi për shumë kohë, sepse e duam shumë këtë trofe. Nuk mund të them tjetër, veçse falenderoj shokët e mi për sezonin që po bëjmë”.

Për tifozët: “Sigurisht që do të ketë momente të mëdha vuajtjeje, loja e Barçës e sjell këtë. Do të na duhet shtysa e të gjithë popullit zikaltër, tifozët duhet të jenë të ngrohtë, ne duhet të mbetemi të ftohtë për të marrë vendimet më të mira”.

Për rolin e madh në Europë: “Sigurisht që jemi mes më të mirëve, nuk jemi fshehur kurrë. Fusha flet dhe në këtë moment po thotë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit