Batha futet mik te Partizani, mesfushori lëshon batutën e ditës

1 Maj 2019
16:34
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari do të luajë kundër Partizanit në sfidën e radhës. Një ndeshje që do të jetë e veçantë për mesfushorin Idriz Batha. Ky i fundit ka luajtur me "Demat", ndërsa u largua në verën e vitit të kaluar. Shtatshkurtri nuk është pjesë e kryeqytetasve, por ndjen kënaqësi që ish-klubi i tij po del kampion. Fillimisht, Batha ndalet te momenti që po kalon Flamurtari, në një prononcim të tij për Telesport. 

“Nuk mendonim asnjë nga ne se do i fitonim të gjitha ndeshjet. Nuk ka diferenca mes skuadrave në kampionat. Në këtë situatë na dëmton shumë qoftë edhe një mungesë. Ndodhi me Veliun diçka e tillë, pasi rotacioni ndikoi për keq. Nuk bëmë një ndeshje shumë të keqe, por nuk na eci". 

Batha u përfshi dhe në një përplasje me Marko Radasin pas ndeshjes së humbur me Skënderbeun. Gjirokastriti shprehet se situata e paraqitur nga mediet ishte e ekzagjeruar. “Është ekzagjeruar në media, nuk ndodhi gjë. Radas më ofendoi nga familja. Nuk ndodhi ajo që u përfol pas ndeshjes. Nuk jemi nga ata që ikim me vrap apo që gjuajmë nga prapa shpine”.

Ai ka lëshuar dhe një batutë për Partizanin për të qenë "dashamirës" ndaj Flamurtarit.  “Meqë e ka siguruar titullin, shpresoj të fitojmë ne dhe ata të mos jenë shumë të motivuar. Kjo ishte një shaka. Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje, na duhet më shumë se ata”, u shpreh Batha në mbyllje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit