Bayern ka menduar realisht rikthimin e David Alabës. Lojtari i cili ka luajtur në Mynih nga 2008 deri në 2021 mbetet një “fiksim” i klubit bavarez, sepse drejtuesit janë shumë të lidhur me kujtimet që austriaku ka lënë në “Allianz Arena”.
Ralf Rangnick ka zbuluar se para dhjetorit 2023 Bayern provoi shanset për rikthimin e mbrojtësit austriak.
“Bayern ishte shumë i interesuar. Donte që Alaba të rikthehej për të veshur fanellën bavareze. Fatkeqësisht, Alaba u dëmtua në gju dhe mungoi rreth një vit. Kjo e pengoi dëshirën e klubit”.







