Në “TQL Stadium” në Cincinnati, Bayern po përballet me Auckland City, në ndeshjen e dytë për Kupën e Botës për Klube dhe të parën në grupin C, ku bëjnë pjesë bavarezët, zelandezët si dhe Boca Juniors me Benfica-n.
Duke pasur përballë një ekip gjysmë-profesionist, Bayern po argëtohet duke shënuar 4 gola në 20 minutat e para. Serinë e golave e hapi Kingsley Coman në minutën e 5-të, i cili shënoi me kokë, pas një pasimi po me kokë nga Jonathan Tah, pas krosimit të Joshua Kimmich nga goditja e këndit.
Në minutën e 18-të ishte radha e Sacha Boey për të shënuar golin e dytë, pas asistit të Kingsley Coman. Bavarezët shënuan edhe dy gola të shpejtë me Michael Olise në minutën e 20-të dhe me Kingsley Coman në minutën e 22-të, një gol shumë i bukur nga ana e francezit, i cili deri tani është njeriu i ndeshjes me dy gola dhe 1 asist.







