“Bayern tentoi Seskon, sepse ka frikë nga Harry Kane”

7 Shtator 2025
10:22
Telesport
back button

Raphael Honigstein, ekspert i futbollit gjerman, ka deklaruar se Bayern i druhet faktit se Harry Kane mund të largohet para mbarimit të kontratës nga bavarezët. Sipas tij, kjo ishte arsyeja pse klubi nxitoi për një lojtar si Nicolas Jackson.

“Në Gjermani nuk presin që Harry Kane ta mbyllë karrierën te Bayern. Ka gjithmonë një shans që ai të largohet dhe te Bayern e dinë mirë. Drejtuesit i druhen faktit se anglezi po konsideron largimin para mbylljes së kontratës, e cila skadon në 2027”.

“Përderisa këmbëngulën aq shumë për të afruar një sulmues, ata po përgatiten. Bayern tentoi edhe Sesko, por nuk ia doli. Në fund, arritën te Jackson. Kjo tregon se Bayern po pret largimin e parakohshëm të Kane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit