Bayern “turpërohet” në shtëpi, zhgënjejnë edhe Leverkusen me Dortmund (video)

8 Mars 2025
17:29
Telesport
back button

Bayern Munich është mundur 2-3 ndaj Bochum në “Allianz Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesligë.  Bavarezët e filluan ndeshjen në mënyrë perfekte duke kryesuar 2-0 me dy golat e Guerreiro 14′ dhe 28′, ndërsa Gnabry humbi penalltinë në minutën e 22-të.

Miqtë fillimisht shënuan me Medic në minutën e 31′, ndërsa bavarezët mbetën me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë pas daljes me karton të kuq të Palhinha. Në pjesën e dytë, miqtë bënë surprizën duke shënuar edhe dy herë të tjera me Sissoko 51′ dhe Bero 71′. SHIKO GOLIN

Edhe Leverkusen zhgënjeu sot, pasi “Aspirinat” u mundën në shtëpi 0-2 nga Werder Bremen. Golat për miqtë u shënuan nga Shmid në minutën e 7′ dhe Njinhmah në 94′. Diferenca mes Bayern dhe Leverkusen mbetet po 8 pikë. SHIKO GOLIN

Rezultat zhgënjyes edhe për Dortmund që u mund 0-1 në “Signal Iduna Park” nga Augsburg. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Gouweleeuw. Dortmund mbetet në vendin e 10-të, me 35 pikë. SHIKO GOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit