Beckenbauer i del kundër Low: Bota po qesh me ne, rikthe këtë futbollist!

20 Nëntor 2020
18:51
Eraldo Harlicaj
back button

Gjermania humbi me Spanjën me rezultatin 6-0, ndërsa sulmet për trajnerin Joachim Low nuk mungojnë. Tekniku gjerman kritikohet për zgjedhjet e tij për të mos rikthyer në skuadër Thomas Muller dhe Jerome Boateng, dy futbollistë në formë.

I fundit që ka kritikuar hapur teknikun gjerman është legjenda Franz Beckenbauer. “Trajneri duhet të vazhdojë punën dhe të përgatitet për Euro 2021. Muller duhet të rikthehet, do rregullonte shumë gjëra në skuadrën kombëtare, njësoj siç ndodh në momentet e vështira të Bayern Munchen. Low duhet të ndryshojë, sidomos kur gjërat nuk ecin mirë.

Kjo Gjermani ka nevojë për një lider karizmatik, i cili bëhet i rëndësishëm kur ka probleme dhe gjërat nuk shkojnë mirë. Bota po qesh me ne, por, për fat të mirë, këto dështime ndodhin rrallë te kombëtarja jonë“, deklaron Beckenbauer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit