Bellingham shpallet “Lojtari i Vitit” në Angli, por nuk ishte sezoni i tij më i mirë

2 Tetor 2025
13:24
Alfred Lleshi
back button

Për herë të parë në karrierë, Jude Bellingham është shpallur “Lojtari senior mashkull më i mirë i vitit” nga Federata Angleze e Futbollit (FA). Një vlerësim që thekson ndikimin e tij në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Mesfushori i Real Madridit, 22 vjeç, la pas Declan Rice (Arsenal) dhe Harry Kane (Bayern Munich).

Bellingham pason Cole Palmer dhe bëhet vetëm lojtari i dytë që e fiton këtë çmim duke luajtur jashtë Anglisë, pas Owen Hargreaves në vitin 2006 me Bayern Munich. Sipas FA, “kreativiteti i Bellingham ka shkëlqyer në sezonin e kaluar”.

Pavarësisht se ishte një sezon i vështirë për Real Madridin, me eliminim të hershëm në Champions dhe pa titull në La Liga, Bellingham regjistroi 58 ndeshje, 15 gola dhe 14 asistime, duke fituar zemrat e tifozëve. Ai ishte gjithashtu vendimtar në rikthimin e Anglisë në Liga A të “Nations League”, duke konfirmuar rolin e tij si lider i gjeneratës së re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit