Bezzecchi fiton garën e surprizave në La Mansh, pilotët sherr në pistë pas rrëzimit

14 Maj 2023
15:29
Telesport
back button

Piloti italian Marco Bezzecchi fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Francës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Le Mansh. Ky është suksesi i dytë sezonal për Bezzecchi, që garon me skuadrën e Valentino Rossi, Mooney VR46 Ducati. Ai përfitoi nga dalja jashtë piste e disa rivalëve për të triumfuar, ndërkohë që edhe vetë bëri një paraqitje fantastike.

Në podium bashkë me Bezzechi u ngjitën edhe spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac (i dyti) e francezi Johann Zarco (i treti) po me Ducati Pramac. Pra, motori italian dominoi në këtë pistë me pilotët e tij. Pë t’u veçuar fakti se 8 pilotë nuk e mbyllën dot garën, si pasojë e rrëzimeve në pistë.

Gjatë garës pati edhe një incident mes kampionit të botës në fuqi Francesco Bagnaia e spanjollit Maverick Vinales. Ky i fundit rrëzohet dhe merr me vete italianin e mes tyre ka përplasje fizike, me pilotët që shtyjnë njëri-tjetrin (paqja vendoset më vonë në bokse).

Në renditjen e përgjithshme, Bagnaia kryeson me 94 pikë, një më shumë se Bezzecchi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit