Birçe: Çfarë t’i them Sukajt e Ribajt që humbin para porte?!

3 Nëntor 2019
16:09
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe, ka folur pas humbjes me Kukësin. Ai ndihet mjaft i zhgënjyer, pasi nuk e priste që skuadra e tij të humbiste në këtë mënyrë duke qenë se dhuroi futboll dhe luajti mirë. Trajneri qan rastet e Sukajt dhe Ribajt para portës kundërshtare.

Humbja  – “U përpoqëm dhe krijuam. Kishim mungesa, por i përgëzoj çunat sepse luajtëm futboll. Është ndeshja e dytë. Edhe në të parën kishim raste por deri këtu shkon. Kemi ndeshje tjetër dhe do të shohim tashmë se çfarë mund të bëjmë”. 

Rastet e humbura – “Kam lojtarë me eksperiencë në sulm dhe pjesën më të madhe ia dedikoj fatit. Çfarë t’i thuash Sukajt, Ribajt e këtyre kur dalin para portës? Bëmë maksimumin por kaq ishte mundësia jonë”.

Skema e lojës – “Para ndeshjes doja të kisha skuadër të shkurtër në mesin e fushës dhe në mbrojtje. Kisha Rrapajn para. Përpjekje nga klubi? Shpresojmë dhe kemi marrë fjalën e presidentit që e njeh problematikën. Shpresojmë të zgjidhet pasi problematika e madhe është që nuk po vijnë pikët. Me ekonominë që ka klubi, futbollistët duhet të lënë shpirtin në fushë dhe të japin më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit