Botërori 1982, Zico: Ajo Itali do të na kishte shënuar 6 gola

8 Maj 2020
22:17
Denis Hakanaj
back button

Të gjithë tifozët italianë duhet ta mbajnë mend me kënaqësi Kupën e Botës të 1982-shit.

Italia e Bearzot mposhti Gjermaninë në finale me gola të Rossi-t, Tardelli-t dhe Altobelli-t. Atë ditë në Santiago Bernabeu, Italia fitoi botërorin e tretë, që më pas u bënë katër me triumfin në 2006-ën.

Një nga yjet e atij Botërori ka qenë Zico. Ish-lojtari i Udinese-s ka kujtuar ndeshjen legjendare kundër “axurrëve”, që tronditën botën duke eliminuar Brazilin favorit.

“Ishte jë skuadër e madhe pavarësisht problemeve në grup, po është transformuar pas ndeshjes me Argjentinën. Kemi gabuar në nivel kolektiv, na mjaftonte një barazim, por skuadra të tilla nuk të falin, do të na kishin shënuar 6 gola nëse ne do të kishim realizuar pesë”, ka thënë legjenda e Brazilit për Sky Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit