Botërori 2006, Lippi: Ja pse Grosso gjuajti i fundit

3 Prill 2020
20:44
Denis Hakanaj
back button

Gjithë Italia e mban mend atë moment.

Ishte 9 korriku i 2006-ës. Qielli atë natë u ça nga britma e një kombi të tërë që u ul për herën e katërt në fronin e botës. Kombëtarja e Marcello Lippi-t ka qenë një nga më të bukurat e historisë. Botërori në Gjermani është akoma një kujtim i freskët në mendjen e të gjithë italianëve.

Gjatë një interviste të dhënë për programin radiofonik Un giorno da pecora, Lippi ka zbuluar arsyen pse zgjodhi Grosso-n për penalltinë e fundit.

“Më të mirët ishin përcaktuar dhe më erdhi në mendje se Grosso kishte shkaktuar penalltinë kundër Australisë në minutën e 90-të dhe kishte shënuar kundër Gjermanisë në fundin e kohës shtesë. Kështu që i thashë: te pestën do ta gjuash ti, je njeriu i minutave të fundit. Ai me tha: ‘si unë?’”, ka thënë ish-trajneri i Italisë.  

Pjesa tjetër është histori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit