Botërori 2030, Spanja rrezikon përjashtimin: ja çfarë ka ndodhur

25 Maj 2023
15:54
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës e fundit është zhvilluar në Katar duke revolucionarizuar plotësisht traditën. Tani në 2026-ën do të luhet në tre vende, si Kandaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me numrin e skuadrave pjesëmarrëse që do të shkojë nga 32 në 48.

Shumë shpejt do të njihet edhe vendi/vendet për Kupëne  Botës të 2030-ës, por mund të ketë risi të rëndësishme pas zhvillimeve të fundit negative. Një situatë që duhet monitoruar me kujdes me lajmet që kanë bërë xhiron e botës.

Diçka do të duhet të ndryshojë në të ardhmen duke parë se deri tani nuk janë marrë masa vendimtare për të luftuar fenomenin e racizmit. Një nga vendimet që mund të merret mund të jetë i bujshëm.

Në La Liga, në fakt, janë të shpeshta episodet e racizmit me protagonist Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian i Real Madrid është vënë në shënjestër nga tifozët e çdo skuadre të kampionatit spanjoll: tani situata ka ardhur në kulm.

Një diskriminim total në futboll me problemin që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Vetë Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka marrë vendime të forta për ta luftuar këtë fenomen që është përhapur shumë në muajt e fundit.

Sipas Tuttosport dhe The Times, kandidatura e Spanjës për Botërorin 2030, për shkak të kësaj situate, është në rrezik. Një imazh që duhet ndryshuar menjëherë për të shmangur një përjashtim që do të ishte i bujshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit