Botërori 2026 me 48 skuadra ka tashmë 42 prej tyre të kualifikuara. Pas kualifikimit të Spanjës, Zvicrës, Belgjikës, Austrisë dhe Skocisë në Europë, si dhe Panamasë, Curaçaos dhe Haitit në “Concacaf”, mbeten vetëm 6 vende për t’u vendosur përmes “play off”-eve shumë të vështira.
Vendet e konfirmuara janë: 3 vendet pritëse (SHBA, Kanada, Meksikë), 8 aziatike, 9 afrikane, 6 të “Conmebol”, 3 të “Concacaf”, 12 europiane dhe Zelanda e Re nga Oqeania. Mrekullia e vërtetë është Curaçao, që bëhet vendi më i vogël dhe më pak i populluar që luan ndonjëherë në një Botëror: vetëm 444 km² dhe 155 mijë banorë, duke kaluar Cape Verde dhe Islandën. Një rekord pothuajse e pamundur për t’u thyer.
Edhe Haiti kualifikohet për herë të dytë në histori, e para që nga 1974. Vendi, i goditur nga dhuna dhe kriza e thellë sociale, nuk mund të luajë ndeshje në shtëpi, ndaj supersfida me Nikaraguan u luajt në Curaçao. Stadiumi kombëtar “Stade Sylvio Cator” është i braktisur dhe nën kontrollin e bandave që dominojnë 90% të Port-au-Prince.

Pjesëmarrësit e konfirmuar për Botërorin 2026, sipas kontinenteve:
Vendet pritëse: Kanada, SHBA, Meksikë
Azia: Arabia Saudite, Australi, Katar, Koreja e Jugut, Irani, Japonia, Jordania, Uzbekistani
Afrika: Algjeria, Cape Verde, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gana, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia
Conmebol (Amerika e Jugut): Argentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguaji, Uruguaji
Concacaf (Amerika Qendrore dhe Karaibe): Panama, Curaçao, Haiti
Europa: Anglia, Franca, Kroacia, Portugalia, Norvegjia, Holanda, Gjermania, Spanja, Belgjika, Austria, Skocia, Zvicra
Oqeania: Zelanda e Re
Në Europë, 16 kombëtare garojnë për 4 “bileta” drejt finaleve. Katër vazot për shortin e së enjtes janë:
Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uells, Republika Çeke, Sllovakia
Vazo 3: Irlanda, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
“Play off”-et europiane do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars, me një ndeshje të vetme.
“Play off”-et ndërkontinentale do të përcaktojnë 2 “bileta” të tjera. Pjesëmarrësit janë: Bolivia (Conmebol), RD Congo (Afrikë), New Caledonia (Oqeani), Iraku (Azia) dhe Xhamajka e Surinami (Concacaf). Në raundin e parë, dy përfaqësuesit e Concacaf do të përballen me Bolivinë ose New Caledonia në Meksikë. RD Congo dhe Iraku, si favoritë të shortit, shmangin raundin e parë dhe do të garojnë direkt në raundin e dytë për vendin në Botëror.







