Brazilianët braktisin Neymar, votohet i dhjeti në kombëtaren e tyre

17 Maj 2019
10:47
Alfred Lleshi
back button

Neymar Junior nuk e përfundoi sezonin mirë te PSG, ndaj nuk është futbollisti i preferuar për brazilianët në këtë moment. Më pak se një muaj para fillimit të “Copa América” në Brazil është zhvilluar një sondazh për lojtarët e “La Canarinha”, që duhet të jenë pjesë e kombëtares për këtë kompeticion, i cili do të zhvillohet në vendin e "Sambas". Për disa orë, trajneri Tite pritet të publikojë listën e të thirrurve për “Copa America”.

Neymar mbyll “top 10” e lojtarëve më të votuar nga brazilianët. Në sondazhin e zhvilluar në “Globoesporte”, në vendin e parë është Arthur, lojtar i Barcelonës. Casemiro (Real Madrid) dhe Alisson (Liverpool) kompletojnë podiumin. I katërti është Dani Alves (PSG), i pesti Ederson (Manchester City), i gjashti Firmino (Liverpool), i shtati Neres (Ajax), i teti Coutinho (Barça) dhe i nënti Paquetá (Milan).

Në vendin e dhjetë është pozicionuar Neymar Junior, i cili ka qenë larg nga fushat e lojës për disa kohë, për shkak të lëndimit. Kthimi i tij te PSG ishte më i dhimbshëm, sepse u pezullua me tri ndeshje për sulmin (goditjen me grusht) ndaj një tifozi. Këto incidente kanë shkaktuar zbehje të figurës së yllit të PSG, që nuk është më aq i dashur edhe në vendin e tij të lindjes. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit