Buffon: Jam ende në pikëpyetje për të ardhmen time. Dua një rol operacional, jo pasiv…

4 Maj 2024
9:38
Alfred Lleshi
back button

Intervistë me “La Repubblica” e Gigi Buffon. Kreu i delegacionit të kombëtares italiane foli për vitin e tij të parë larg fushave të blerta, jo si futbollist aktiv: “E kam jetuar mirë. Duhet të përpiqesh të plotësosh boshllëqet që has pas 30 vitesh karrierë, kur ke pasur një jetë të kufizuar. Është e mundur dhe mendoj se mund ta bëj shumë mirë”.

Ish-portieri i Juventusit dhe Parmës foli më pas për të ardhmen e tij, duke lënë të hapur çdo skenar të mundshëm: “A mund të bëj drejtorin sportiv? Menaxherin? Më duhet pak kohë t’i sqaroj edhe me veten këto pikëpyetje. Me siguri do të bëj gjërat që më pëlqejnë. Dua të jem operacional, nuk më pëlqen të jem pasiv”.

Gjatë intervistës në fjalë, Buffon foli edhe për karakterin e tij si djalë dhe rritjen njerëzore që pati falë Juventusit. Brenda arsyetimit të tij ka edhe një konsideratë për Cassanon, bashkëlojtarin në kombëtare:

“Antonio ka lindur kampion dhe ka qenë gjithmonë i tillë. Së bashku zhvilluam Kampionatin Evropian, një Botëror, u argëtuam shumë. Në fund i thashë: Anto, për fat zgjati vetëm një muaj, sikur të kishim një vit si ky… Unë jetova vetëm pjesën e bukur të Antonios”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit