Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Italisë ndeshjen e parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, duke nisur nga ora 21:00.
Kjo sfidë e parë e kuqezinjve do të gjykohet nga një trupë arbitrash gjermanë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri i njohur gjerman, Felix Zwayer, teksa asistentët e këtij të fundit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Archmuller. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Daniel Siebert.
Ndërkaq, Bastian Dankert do t’i vijë në ndihmë Felix Zwayerit nga dhoma e VAR-it, së bashku me dy asistentët Christian Dingert dhe Rob Dieperink.
Felix Zwayer (lindur më 19 maj 1981) është një arbitër gjerman i futbollit ne kolegjiumin e Berlinit. Ai gjykon për SC Charlottenburg të Federatës së Futbollit të Berlinit. Ai është një arbitër i FIFA-s dhe renditet si gjyqtar i kategorisë elitare të UEFA-s dhe një tifoz i Bayer Leverkusen.
Zwayer filloi të gjykojë në nivelin e DFB në vitin 2004. Në vitin 2007, ai u promovua për të gjykuar në Bundesliga .2, si dhe një ndihmes gjyqtar në Bundesligë. Dy vjet më vonë, Zwayer u promovua për të gjykuar në Bundesligë për sezonin 2009–10.
Në vitin 2005, Zwayer u përfshi në skandalin e trukimit të ndeshjeve, i cili përqendrohej te Bundesliga 2. dhe dyshimet te arbitri Robert Hoyzer, i cili mori ryshfet për të rregulluar disa ndeshje të cilat ai i drejtonte.
Zwayer e asistoi atë në një ndeshje dhe pranoi një ryshfet prej 300 eurosh për të shmangur skenat kritike për Wuppertaler SV. Në janar 2005, ai dhe tre gjyqtarë të tjerë të rangut të lartë informuan DFB-në për rregullimin e ndeshjes nga Hoyzer.
Ai u ndalua më pas nga arbitrimi për 6 muaj, një pezullim që u mbajt sekret për disa vite derisa gazeta gjermane Die Zeit publikoi një dosje sekrete nga FA gjermane.







