Pasi ka zhvilluar dy miqesoret e fundit dhe i ka fituar te dyja me 3 gola (3-0 ndaj Lihtenshtejnit dhe 3-1 ndaj Azerbajxhanit) Shqipëria është gati për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku gjatë të shtunës zbarkuan në Gjermani.
Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë marrë vendimin sa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Evropian të premten, ku nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”.
Sot gjatë ditës janë zyrtarizuar edhe numrat e lojtarëve që do t’i bartin në Euro 2024, pa ndonjë befasi. Kuqezinjtë e nisin me Italinë kampanjën e Euro 2024, ndërsa pastaj luajnë me Kroacinë dhe Spanjën.
Numrat e lojtarëve për EURO 2024
1/ Etrit Berisha
2/Ivan Balliu
3/ Mario Mitaj
4/ Elseid Hysaj
5/ Arlind Ajeti
6/ Berat Gjimshit
7/Rey Manaj
8/ Klaus Gjasula
9/ Jasir Asani
10/Nedim Bajrami
11/ Armando Broja
12/Elhan Kastrati
13/ Mario Mitaj
14/ Qazim Laçi
15/ Taulant Seferi
16/ Medon Berisha
17/ Ernest Muçi
18/ Ardian Ismajli
19/ Mirlind Daku
20/ Ylber Ramadani
21/ Kristjan Asllani
22/ Amir Abrashi
23/ Thomas Strakosha
24/ Marash Kumbulla
25/ Naser Aliji
26/ Arbër Hoxha








