Capello për Inzaghin: Zëvendësimi me Taremin i diskutueshëm, por tregoi guxim në Barcelonë

1 Maj 2025
8:40
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri i Romës, Juventusit, Milanit dhe Real Madridit, Fabio Capello, nga studiot e “Sky Sport”, komentoi barazimin spektakolar mes Interit dhe Barcelonës së Hansi Flick.

Këto ishin fjalët e tij: “Pashë një Inter që e përballoi më së miri ndeshjen, fizikisht tregoi se ishte në formë. Në ndeshjet e fundit ka shfaqur probleme në pjesët e dyta, por këtë herë u rrit.

Pastaj pati ndonjë zëvendësim të diskutueshëm, si ai me Taremin, i cili mund të ishte futur për të zëvendësuar Thuram, por jo kaq herët. Inzaghi e pa që skuadra ishte mirë, këtë nga fusha mund ta ndjesh më mirë. Ai tregoi guxim dhe deshi ta fitonte ndeshjen”.

Capello më pas vlerësoi Marcus Thuram, që shënoi me thembër pas vetëm 30 sekondash lojë: “Gjëja e rëndësishme është që shënoi me thembër, pas asistit me thembër ndaj Bayernit.

Është e qartë që di të luajë shumë mirë me thembër. Sigurisht që nuk ia ka mësuar babai, i cili ishte një mbrojtës i madh (qesh)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit