Capello “sponsorizon” portugezin për stolin e Milanit: Merr më të mirën nga të gjithë, ka mentalitet fitues

4 Maj 2024
10:38
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri Fabio Capello foli kështu për “Gazzetta dello Sport” rreth Sergio Conceiçao, i cili kohët e fundit është lidhur me pankinën e Milanit: “Ai e njeh Serie A prej të kaluarës si futbollist.

Sergio luajti dhe fitoi në kampionatin tonë, ndaj ky fakt e ndihmon për ta menaxhuar presionin e mjedisit. Si trajner ka bërë shumë mirë te Porto, duke treguar vëmendje të madhe taktike dhe sulmuese. E pamë këtë në Champions League, kur skuadrat italiane u përballën me Porton shpeshherë.

Ai është një trajner i aftë për të punuar me lojtarë të rëndësishëm dhe të perspektivës, nxjerr më të mirën nga të gjithë. Sergio është mësuar ta ndërtojë dhe ta bëjë këtë me mentalitet fitues. Ai e ka bërë të tijën filozofinë e Portos, ku vlera historike krijohet duke fituar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit