Boston pret ende emrin e rivalit në finale, Indiana barazon 3-3 serinë me New York

18 Maj 2024
8:47
Telesport
back button

Barazim 3-3 me ndeshjes mes New York e Indiana, me këtë të fundit që fitoi sot 116-103 në fushën e saj. Për pasojë, emri i ekipit të dytë finalist do të dalë nga ndeshja e shtatë gjysmëfinale.

Indiana bëri një ndeshje të mirë, duke mos toleruar dhe vuri në vështirësi rivalët nju-jorkezë. 6 basketbollistë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Pascal Siakam me 25 pikë.

Për New York u dalluan Jalen Brunson me 31 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Boston është kualifikuar më herët në finalet play off në këtë kah të NBA.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, 103-116 (3-3)

Boston – Cleveland, 4-1

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Oklahoma – Dallas, (2-3)

Denver – Minnesota, (3-3)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit