Inter fitoi 2-0 në Bergamo ndaj Atalanta, një rivali direkt për titullin në Serie A. Një nga protagonistët ishte mesfushori Carlos Augusto.
Braziliani shënoi golin e parë për Inter në një ndeshje delikate. “Bëmë një punë të shkëlqyer si ekip. E dinim që kjo ndeshje ishte e vështirë dhe ia dolëm mbanë”, tha Carlos Augusto.
Më tej, ai shtoi: “U futëm agresiv në fushë dhe të përqendruar. Suksesi është për të gjithë tifozët. Falënderoj Calhanoglu për asistimin, punojmë shumë në këto goditje këndi gjatë javës”.
Ky është goli i tretë për mesfushorin këtë sezon në Serie A, me Inter që tashmë është shkëputur 3 pikë ndaj Napoli. Ndërsa Atalanta ka mbetur 6 pikë pas zikaltërve.







