“Çfarë është kjo?”, Boban zbulon si Milan-i refuzoi yllin 80 milionësh që po shkëlqen në Angli

14 Maj 2025
15:41
Telesport
back button

Ish-drejtori i Milan-it, Zvonimir Boban, thotë se kishte arritur një marrëveshje për Dominik Szoboszlain kur ai ishte te Salzburg.

Hungarezi përfundimisht u largua nga Salzburgu për te Leipzig përpara se të shitej te Liverpooli.

Por Boban zbuloi për kanalin Milan Hello në YouTube: “Ne e arritëm marrëveshjen me Szoboszlain.

“Ramë dakord për gjithçka: 20 milionë (euro) për klauzolën me Salzburg-un. Ata (bordi i Milanit) e refuzuan këtë dhe unë thashë: ‘Çfarë dreqin është kjo?’.

“Szoboszlai u izolua në Innsbruck; Paolo (Maldini) nuk shkoi nga frika se mos njihej. Ai është një ikonë. Kudo që shkon, ai njihet.

“Kështu që unë dhe Ricky (Massara) shkuam me babanë e Szoboszlait. E kishim mbyllur marrëveshjen; djali donte të vinte menjëherë, por ata (Milani) e refuzuan. Më duhej t’i thoja: ‘Shiko, le të shohim çfarë do të ndodhë në verë’.

“Ai ishte shumë i zhgënjyer; donte të vinte menjëherë te Milan-i”.

Szoboszlai ishte një nga më të mirët e Liverpool-it në këtë sezon duke ndihmuar skuadrën e Slot të fitojë titullin në Premier League. Vlera e tij aktuale në merkato është 80 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit