Pas fitores ndaj Lazios, trajneri i Interit, Cristian Chivu, foli për Dazn duke analizuar suksesin e të tijve. Një nga protagonistët kryesorë ishte Lautaro Martinez, autor i golit pas vetëm dy minutash në “San Siro”: “Është rezultat i punës së fortë dhe përkushtimit ndaj grupit. Golat vijnë kur je i qetë. Duhet të jetë gjithmonë i qetë dhe të buzëqeshë më shumë. Është lider që e tërheq ekipin me zemër dhe punë. Më pëlqen ta stërvis”.
Chivu vlerësoi sidomos mënyrën si skuadra e nisi ndeshjen: “Më pëlqyen qasja dhe dëshira për të dominuar. Lazio është e përgatitur mirë, por ne kuptuam çfarë duhej bërë dhe e bëmë shumë mirë”. Ai theksoi rëndësinë e gjithë grupit: “Kemi 22 lojtarë që punojnë fort. Nuk është e lehtë pas kaq ndryshimesh, por janë përshtatur shpejt”.
Për presionin e lartë: “Nuk është e thjeshtë kur luan çdo tri ditë, por kampionët tanë japin gjithmonë diçka më shumë. Tani ta shijojmë fitoren, të kalojmë pak kohë me familjen, pastaj do mendojmë për derbin me Milanin”.







