Nuk është hera e parë, por vendimi i Conor McGregor për t’u tërhequr nga UFC vjen në një moment të papritur. Irlandezi ka konfirmuar përmes Twitterit të tij se ka vendosur të tërhiqet nga ndeshjet vetëm pak muaj pas rikthimit në kafaz.
“Përshëndetje djem, kam vendosur të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e jashtëzakonshme. Ka qenë një rrugëtim fantastik. Këtu po postoj një foto timen së bashku me mamnë në Las Vegas pas fitimit të një prej titujve botërore.
“Zgjidhni shëpinë e ëndrrave tifozë, ju dua! Çfarë do që dëshironi është e juaja”, – shkruan irlandezi. Ish-kampioni i dyfishtë i botës fitoi ndeshjen e tij të rikthimit ndaj Donald Cerrone dhe pritej të futej në vallen e kundërshtarëve të mëdha siç janë Khabib, Ferguson, Gaethje etj.
Hey guys I’ve decided to retire from fighting.
Thank you all for the amazing memories! What a ride it’s been!
Here is a picture of myself and my mother in Las Vegas post one of my World title wins!
Pick the home of your dreams Mags I love you!
Whatever you desire it’s yours ❤️ pic.twitter.com/Dh4ijsZacZ— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) June 7, 2020