Coman-Gnabry, mirupafshim! Bayern gjen zëvendësuesin në Premier League për 50 mln euro

7 Mars 2025
16:05
Telesport
back button

Kingsley Coman dhe Serge Gnabry pritet të largohen nga Bayern në merkaton e verës. Ata janë tepër “të konsumuar” në Mynih dhe kanë një sezon e gjysmë në rënie.

Mediat kanë zbuluar një lojtar të cilin Bayern po ndjek me kujdes për ofensivën. Bëhet fjalë për Justin Kluivert, 25 vjec, i cili luan te Bournemouth.

Këtë sezon ai numëron 12 gola dhe 5 asiste. Vlera aktuale e tij në treg llogaritet rreth 50 mln euro, shifër që për Bayern nuk është problem për t’u paguar.

Kontrata e tij me klubin anglez skadon në verën e vitit 2028. Nëse vazhdon me këto performanca si javët e fundit, vlera e Kluivert vetëm do të rritet. Ai luan edhe si sulmues krahu, edhe si trekuartist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit