Como, përsëri zëra për Messin. Presidenti Suwarso: Do të ishte argëtuese ta kishim këtu

24 Korrik 2025
8:26
Alfred Lleshi
back button

Është një nga ato histori që, ngaqë përsëritet shpesh, mund të bëhet pothuajse e vërtetë. Lionel Messi te Como? Pse jo? Të dhënat shtohen çdo ditë, zërat gjithashtu, tani ka ardhur edhe komenti më autoritativ i mundshëm; ai i presidentit të klubit, Dennis Wise Suwarso.

Në një intervistë për “La Provincia di Como”, tajkuni indonezian nuk u tërhoq përballë kësaj ideje intriguese. “Messi te ne? Do të ishte argëtuese”, – pranoi me një buzëqeshje që lë vend për ëndërrim. Më pas, tentoi ta zbuste entuziazmin: “Sidoqoftë, nuk po punojmë për këtë”.

Një gjysmë mohimi, që nuk mjafton për të shuar zjarrin e një ëndrre e cila, dita-ditës po bëhet gjithnjë e më pak e pamundur. Në Como nuk mungon ambicia, as mundësitë ekonomike. Ehe për Messin…, kush e di.

Të paktën për momentin mund të thuhet kështu. Fjalët e Suwarso vijnë vetëm disa orë pas atyre të Cesc Fabregas, trajnerit të Comos: “Kurrë mos thuaj kurrë, jemi shumë miq”.

Pastaj vijnë të tjera “shenja”: gruaja e Messit në tribunën e stadiumit “Sinigallia” për një miqësore, fëmijët e tij me fanellën e Comos, dashuria për liqenin, që Leo nuk e ka fshehur kurrë.

Zakonisht, kaq shumë të dhëna përbëjnë një provë. Buxheti i klubit ekziston, mundësitë gjithashtu. Kush e di, ndoshta një ditë në Como do të argëtohen me të vërtetë me Messin. Në fund të fundit, e ka thënë edhe presidenti…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit