Shtatë muaj pasi humbjen duelin e parë ndaj Chris Eubank Jr (26 prill 2025), këtë herë Conor Benn arrin të triumfojë ndaj patriotit të tij në revanshin e zhvilluar në stadiumin e Tottenham (15 nëntor 2025). Pra, barazim 1-1 me duele mes dy boksierëve britanikë.
Pas një dueli thuajse të barabartë me 12 raunde, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Benn (119-107, 118-108, 116-110), që fitoi me vendim unanim. Po me këtë rezultat pat fituar edhe Eubank Jr në përballjen e parë dhe tani për dy boksierët parashikohet një triologji. Sfida ishte e vlefshme për peshën e mesme.
Një duel të tretë për të përcaktuar se kush është më i miri. Në përballjen e kësaj fundjave, Benn ishte superior në ring, duke e kontrolluar duelin dhe merituar fitoren. Për Conor Benn 24 fitore, 1 humbje), një ndeshje e mirë, duke mos përsëritur gabimet e sfidës së parë.
Krejt e kundërta ishte Eubank Jr (35 fitore, 4 humbje) në këtë sfidë, që ishte më shumë në pritje dhe pa inisiativë në ring, duke zhgënjyer. Një përballje kjo që ka një rivalitet të hershëm, që nis me baballarët e tyre, që kanë dueluar mes tyre 30 vite më parë.







