“Conte do të kishte sjellë trofe”, Nainggolan kritikon hapur trajnerin: Nuk ka ndryshuar asgjë

19 Nëntor 2021
13:54
Denis Hakanaj

Radja Nainggolan vazhdon të thumbojë trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinez.

Marrëdhënia mes të dyve është prishur përfundimisht pasi trajneri ka vendosur të mos e grumbullojë më mesfushorin në kombëtare.

Ish-ylli i Inter-it dhe Roma-s nuk humb rast për të kritikuar trajnerin, siç ka ndodhur edhe në intervistën e dhënë për Play Sports.

“Mendoj se Belgjika do të kishte fituar disa trofe nëse do të  kishte patur në drejtim Antonio Conte-n. Në 2016-ën, skuadra nuk ishte akoma gati për të fituar Europianin. Kishte gjithmonë diçka që nuk shkonte”, ka thënë Nainggolan.

“Më pas kanë menduar se ishte faji i trajnerit. Nëse tani krahasojmë ecurinë e Marc Wilmots me atë të Roberto Martinez, shikojmë se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me rezultatet”.

Në fakt, përtej vendit të parë në renditjen e FIFA-s, Belgjika nuk ka marrë asnjë fitore prestigjioze në kompeticionet e ndryshme. Mbetet për t’u parë nëse Botërori në Katar do ta ndryshojë këtë situatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit