Në një futboll gjithnjë e më global dhe biznesor, yjet e mëdhenj nuk mjaftohen më vetëm me gola e trofe. Sot ata po investojnë në klube, duke ndërtuar projekte afatgjata dhe synuar të lënë gjurmë edhe pas përfundimit të karrierës aktive. Fenomeni është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa blerja e fundit e Almerias nga CR7 e ka rikthyer këtë trend në qendër të vëmendjes.
Cristiano Ronaldo – Sulmuesi portugez bleu 25% të aksioneve të UD Almería përmes kompanisë “CR7 Sports Investments”, me një marrëveshje rreth 20-25 milionë euro. Më herët ai kishte blerë edhe 15% të aksioneve të Al-Nassr, duke zgjeruar ndikimin e markës së tij në futboll.
Kylian Mbappé – Në vitin 2024, Mbappé u bë aksionari kryesor (80%) i SM Caen. Projekti fokusohet tek akademia, stabiliteti financiar dhe rikthimi në elitën franceze.

Luka Modrić – Mesfushori kroat hyri si aksionar minoritar te Swansea City në Championship, me synimin për të rritur imazhin global dhe stabilitetin ekonomik të klubit anglez.
Lionel Messi dhe Luis Suárez – Dy legjendat krijuan më 2025 klubin Deportivo LSM në Uruguaji, që tashmë ka siguruar ngjitjen e parë dhe synon të bëhet referencë e futbollit vendas.
Thibaut Courtois – Portieri belg u bë aksionar strategjik i Le Mans FC përmes platformës “NxtPlay Capital”, në një projekt ambicioz zhvillimi.
N’Golo Kanté – Kanté bleu 100% të Royal Excelsior Virton në Belgjikë, duke shpëtuar klubin nga vështirësitë financiare dhe investuar te talentet e reja.

Vinícius Jr – Sulmuesi i Real Madridit, bashkë me investitorë brazilianë dhe spanjollë, mori rreth 80% të FC Alverca në Portugali, me synimin për ta kthyer në një projekt të rëndësishëm zhvillimi talentesh.








