Çudit Sommer: Po të mos luaja futboll, ndoshta do të kisha punuar si kopshtar

13 Tetor 2025
7:56
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë për kanalet zyrtare të Interit, portieri Yann Sommer dhe mbrojtësi Carlos Augusto morën pjesë në formatin “Wheel Talks”, ku iu përgjigjën shumë pyetjeve. Sommer u pyet çfarë do të bënte në një jetë tjetër: “E vështirë ta them, sepse gjithmonë kam luajtur futboll. Do më pëlqente të punoja jashtë, ndoshta si kopshtar. Jeta jashtë fushës? E kaloj me familjen dhe miqtë, i bie kitarës, më pëlqejnë sportet e tjera si basketbolli, edhe pse nuk e luaj”.

Për Interin, portieri zviceran tha: “Një klub i madh, ku është kënaqësi të luash. ‘San Siro’ dhe tifozët më japin gjithmonë emocione. Të luajturit në Itali ishte mundësi e madhe për mua. Interi ka traditë dhe lojtarë të mëdhenj”.

Për kombëtaren: “Ishte një nder i madh të luaja 12 vite me Zvicrën, të merrja pjesë në Europian dhe Botëror. Tani ka përfunduar eksperienca ime me kombëtaren, por i kujtoj me kënaqësi ato momente”.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit