Dana White: Ata të dy nuk janë të interesuar të duelojnë mes tyre

20 Janar 2021
12:35
Telesport
back button

Ndonëse disa herë është përfolur muajt e fundit për një sdidë të madhe në kafaz mes dy prej ikonave të këtij sporti, presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se ajo sfidë nuk do të organizohet kurrë. Bëhej fjalë për një sfidë mes rusit Khabib Nurmagomedov dhe kanadezit Georges St-Pierre.

Numri 1 i arteve marciale mikse tha: “Kurrë. Khabib nuk ka ndërmend të duelojë ndaj St-Pierre dhe nga ajo që kam dëgjuar edhe nga vetë kanadezi, as ai nuk është i interesuar në këtë përballje ndaj rusit. Ndaj, ai kapitull është i mbyllur përgjithnjë”.

Kjo deklaratë e Dana White erdhi pas zërave se Khabib Nurmagomedov (29 fitore, 0 humbje) mund të rikthehet në kafaz edhe për një sfidë të fundit. për momentin e ardhjja e rusit është ende në dilemë, teksa pret një paraqitje të jashtëzakonshme nga rivalët e tij në peshën e lehtë që taq bindin për të dueluar sërish.

Ndërsa St-Pierre, ish-kampion i dyfishtë i botës, është tërhequr nga kafazi se 3 vite më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit