Dana White: Dy kampionet e botës do të përballen mes tyre në kafaz

14 Shtator 2020
10:59
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, konfirmoi se kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), kinezja Weili Zhang, do të mbrojë titullin ndaj ish-kampiones Rose Namajunas. White nuk tha se ku dhe kur do të zhvillohet kjo sfidë apo detaje të tjera.

Për momentin jemi duke punuar për organizimin e kësaj sfide. Kjo është sfida që ne dëshirojmë të organizojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Palët e dinë këtë gjë”, u shpreh Dana White, numri 1 i arteve marciale mikse.

Weili Zhang, 22 fitore e 1 humbje në kafaz, ka dueluar për hgerë të fundit ndaj Joanna Jedrzejczyk, në mars të këtij viti, kur mbrojti për herë të parë titullin kampion. Ndërsa Namajunas (9 fitore e 4 humbje) ka dueluar për herë të fundit në korrik të këtij viti, kur fitoi ndaj Jessica Andrade.

Një përballje që konsiderohet e fortë, pasi të dyja sportistet janë kampione në këtë peshë, ku pritet të dhurojnë spektakël në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit