Dana White injoron Khabib, rusi: S’më ka kthyer përgjigje për duelin e propozuar

20 Maj 2022
10:49
Telesport
back button

Pak ditë më parë, Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, deklaroi se kampioni aktual i këtij Divizioni, braziliani Charles Oliveira, duhet të duelojë për titullin vakant ndaj rusit Islam Makhachev. Një propozim ky që Khabib ia ka bërë edhe presidentit të UFC-së, Dana White.

Gjithsesi, Dana ende nuk ka reaguar për këtë propozim të Khabib dhe rusi ka mbetur i befasuar nga kjo gjë. Ai u shpreh se numri 1 i arteve marciale mikse e ka injoruar me këtë heshtje. “Ndershmërisht, që nga koha që kemi nisur të flasim mes nesh, kjo është hera e parë që ai nuk më përgjigjet”, tha Nurmagomedov.

I dërgova një mesazh, ku i thashe se nuk ka asnjë shans që ndonjë luftëtar tjetër të duelojë për titullin ndaj Oliveira përveç Islam. Dana nuk më është përgjigjur ende. Ndoshta është i zënë me ndonjë punë tjetër, por kjo është hera e parë që hesht me mua. Nuk ka problem, të gjithë gabojnë”, tha Khabib.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit