Dana White jep lajmin e madh: Kjo sfidë zhvillohet këtë verë në ishull

18 Maj 2020
11:56
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, nuk humbet kohë dhe dëshiron që këtë verë të zhvillojë duelin e madh të peshës së lehtë mes kampionit të botës, Khabib Nurmagomedov dhe kampionit të përkohshëm të këtij Divizioni, Justin Gaethje. Ky i fundit triumfoi ndaj Tony Ferguson në eventin UFC-249, të zhvilluar më 9 maj.

Khabib do të vijë këtu dhe në verë, në Ishullin e Dueleve, do të zhvillojmë sfidën mes tij dhe Gaethje. Kjo përballje do të zhvillohet këtë verë”, tha Dana White për ESPN, duke nxjerrë jashtë loje Conor McGregor.

Kio sfidë do të zhvillohet në ishull për sa kohë që situata është e ndërlikuar prej coronavirus. Nëse situata ndryshon, atëherë edhe vendi mund të ndryshojë”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit