Dana White jep lajmin e papritur: Conor McGregor mund të mos duelojë më në kafaz!

20 Shkurt 2024
11:07
Telesport
back button

UFC mund të kishte bërë disa sakrifica për eventin jubilar UFC-300 që zhvillohet në prill, nëse në krye të dueleve do të ishte Conor McGregor. Në fund të fundit, “Notorious” është emri që ofron më shumë të ardhura në shitjet me pagesë (PPV-paguaj për ta parë) që ka shkelur ndonjëherë brenda kafazit.

Irlandezi është një nga luftëtarët më të pasur në historinë e sporteve luftarake, i cili duket të jetë një thikë me dy tehe këto ditë. McGregor arkëton shumë, por gjithashtu kërkon shifra të mëdha për ta nënshkruar atë kontratë.

Conor McGregor nuk ka nevojë për parà”, tha presidenti i UFC, Dana White, në konferencën për shtyp të UFC-298. “Nuk e di nëse ai do të luftojë përsëri në kafaz. Conor McGregor ka shumë parà dhe s’ka nevojë për duelet tona”, u shpreh më tej numri 1 i arteve marciale mikse.

Sa herë që marrim Conor, ne do të jemi të emocionuar kur ai të vijë dhe të luftojë. Paraja ndërlikon shumë gjëra. Ai sapo ka xhiruar një film dhe po merret me promovimin e tij, ai ka detyrime me këtë. Ai dëshiron të luftojë këtë vit, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha më tej Dana White.

Conor McGregor ka qenë ndoshta një nga partnerët më të mirë të biznesit që kemi pasur ndonjëherë. Të bësh Conor që të paraqitet në kohë është një problem, por ai është një biznesmen shumë i mirë, ka qenë gjithmonë një partner i shkëlqyer për ne”, shtoi presidenti i UFC-së.

Ai nuk ka asnjëherë pazare për parà. Conor McGregor nuk ka bërë kurrë diçka të afërt me këtë, është krejt e kundërta. Kur është koha për të hyrë në punë dhe për të fituar parà ai është ndoshta partneri më i jashtëzakonshëm që kemi pasur ndonjëherë”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit