Dana White: Ky është dueli që dua të organizoj, ja alternativat për McGregor

22 Tetor 2019
8:17
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar sërish se Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, do të përballet me Tony Ferguson. “Po përpiqem që të organizoj këtë sfidë, që me shumë gjasa do të zhvillohet në mars. Një duel i madh që do të zhvillohet në Las Vegas”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

Dana White ka deklaruar më tej se për McGregor ka të tjera plane. Presidenti i UFC-së hodhi poshtë idenë që irlandezi të duelojë me Frankie Edgar. “Conor mund të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida mes Jorge Masvidal dhe Nate Diaz. Do të ishte interesante”, tha White.

Për McGregor një alternativë e mirë janë edhe Cowboy ose Gaethje. Gjithsesi, ai ka shprehur hapur dëshirën që të duelojë ndaj Khabib… të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh presidenti i UFC-së, Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit