Danilo Alvesh: Nuk kam frikë nga sulmues të tjerë, janë të mirëpritur

9 Dhjetor 2018
19:40
Denis Hakanaj
back button

Heroi i Flamurtarit në ndeshjen e fituar 1-0 kundër Laçit, Danilo Alvesh, ka folur në përfundim të takimit për emisionin "Gol pas goli" të Supersport.

"Këtë vit jam më mirë se atë të kaluarin. Shpresoj të shënoj edhe në ndeshjet e ardhshme. Goli i dytë? Më mungon dygolëshi me Falmurtari-n, por jam i lumtur që i dhurova fitoren ekipit", ka thënë Alvesh.

Sulmues tjetër: "Nuk do të kisha asnjë problem nëse do të vinte një tjetër. Kjo ndodh në çdo skuadër të botës, shpresojmë të vijë një lojtar i mirë. Objektivi ynë është Europa League, por nuk ka luajtur akoma në atë kompeticion në tre vitet e kaluara me Flamurtari-n".

Moduli i Dajës: "Po, më ka ndihmuar. Ai kërkon më shumë agresivitet dhe që të ëqëndrojmë më afër portës. Është padyshim edhe një meritë e trajnerit".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit