David Alaba në Europian jo në fushë por si ndihmës-trajner, përfshihet në stafin e kombëtares

17 Maj 2024
12:14
Telesport
back button

David Alaba, mbrojtësi i Real Madrid dhe kapiteni i kombëtares austriake, i cili këputi ligamentet në dhjetor dhe nuk mund të luajë në Euro 2024, do të përshihet në stafin teknik të ekipit austriak, që drejtohet nga trajneri Ralf Rangnick!

Roli i tij aktual brenda strukturës teknike ende nuk është sqaruar, por mund të jetë një ndihmës-trajner. Sipas gazetës spanjolle “Relevo”, ishte vetë Rangnick ai që sugjeroi këtë plan, pasi i beson përvojës së tij, me 105 ndeshje e 15 gola në kombëtare.

Alaba konsiderohet si krahu i djathtë i trajnerit dhe prej vitesh është një lojtar lider, jo vetëm në kombëtaren austriake, por edhe në Real Madrid. Është e rëndësishme prania e tij në Euro 2024 për strukturën e ekipit si brenda ashtu dhe jashtë fushës.

ÖFB (Federata Austriake e Futbollit) deklaraon se Alaba e ka pranuar ofertën edhe pse ka preferuar të ishte në fushë. Gjithsesi, ai do t’i bashkohet kombëtares pas finales së Champions League, ku Real Madrid do të luajë ndaj Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit