De Biasi bind, vjen lajmi i mirë për ish-trajnerin e Shqipërisë

2 Dhjetor 2021
19:42
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, do ta vazhdojë aventurën në drejtim të Azerbajxhanit.

Trajneri ka rinovuar kontratën deri në shtatorin e vitit 2022, një vit pasi mori drejtimin e kombëtares azerbajxhanase.

Pas eksperiencës shumë pozitive si trajner i kuqezinjve, që zgjati plot gjashtë vite, De Biasi do të vazhdojë aventurën e tij nëpër botë deri në fundin e edicionit të ardhshëm të Nations League.

Në rast të rezultateve të mëtejshme pozitive, presidenti i Azaerbajxhanit është i gatshëm t’i ofrojë një rinovim tjetër për dy vite të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit