Debutoi me trofe në kombëtare, De La Fuente: Ja çfarë u thashë lojtarëve para penalltive

19 Qershor 2023
8:45
Telesport
back button

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka reaguar pas triumit që kombëtarja iberike arriti ndaj Kroacisë në finalen e Nations League, ku mundi me penallti Kroacinë. Ndeshja u luajt në Holandë. Për TVE, trajneri spanjoll tha: “Morëm maksimumin nga lojtarët tanë dhe jemi të kënaqur për atë që korrëm”.

Nuk gjej fjalë për të përshkruar atë që ndjej për lojtarët e mi. Të gjithë treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe treguan se puna e grupit jep frute pozitive. Penalltitë? Isha shumë i qetë në kohën që gjuheshin 11-metërshat. U thashë djemve që t’i gjuanin ato me qetësi”, tha De La Fuente.

Për mua këta djem janë kampionë dhe e merituan plotësisht këtë trofe. Tani ata meritojnë disa ditë pushim, pasi ka qenë një sezon i gjatë dhe më pas do të rinisim ndeshjet kualifikuese të Europianit. Mendoj se të gjithë së bashku arritëm diçka të jashtëzakonshme”, u shpreh De La Fuente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit